KLSH kallëzon në Prokurori 2 funksionarë të Bashkisë Konispol

663
KLSH kallëzon në Prokurori 2 funksionarë të Bashkisë Konispol, 4 funksionarë të ish-Komunës Markat, 1 Mbikëqyrës të Punimeve dhe 1 Përfaqësues Ligjor të një Operatori Ekonomik. Dëmi ekonomik i shkaktuar është në vlerën 83 milionë lekë – për punë të pakryera (rrugë) dhe favorizim të operatorëve. 2 (dy) anëtarë të Njësisë së Prokurimit të Bashkisë Konispol, pasi: Në procedurën e prokurimit “Blerje Karburanti për nevoja të Bashkisë Konispol” janë paraqitur të dhëna fiktive në hartimin e dokumenteve të tenderit, si dhe anëtarët e Njësisë të Prokurimit nuk kanë patur dijeni për urdhrin për përfshirjen e tyre në procedurë dhe realizimin e prokurimit.
4 anëtarë të Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të ish-Komunës Markat, pasi:  Në procedurën e prokurimit “Ndërtimi i ujësjellësit Markat-Ninat dhe rrjeti i brendshëm”, kanë përcaktuar kritere të veçanta të kualifikimit, duke vendosur kërkesa të paargumentuara me volume pune, kritere të cilat kanë rezultuar në shmangie të konkurrencës në tender. Për procedurën e prokurimit “Rruga Janjar-Ninat-Markat”, është prokuruar pa asnjë përllogaritje të fondit limit, pa preventiv dhe pa projekt të miratuar.

Kanë konstatuar se një operator ekonomik pjesëmarrës ka hedhur në sistemin e prokurimit dokumentacionin e një tjetër operatori ekonomik, operator ky i shpallur fitues i procedurës, duke mos i kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik përjashtimin e ofertuesit nga procedurat e prokurimeve publike. Kanë shpallur fitues operatorin ekonomik i cili nuk plotësonte kriteret për kualifikim (Dokumentet Standarde të Tenderit), kur operatori duhet të skualifikohej. Në procedurën e prokurimit “Rruga Janjar-Ninat-Markat”, është shkelur parimi i përzgjedhjes së ofertave, duke diskriminuar e trajtuar në mënyrë të pabarabartë ofertuesit, pa zbatuar kriterin themelor të prokurimit “Oferta më e ulët” dhe skualifikuar pa të drejtë operatorin ekonomik me ofertën më të ulët, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dhe njësisë të qeverisjes vendore një dëm ekonomik në vlerën prej 7,4 milion lekë.
Mbikëqyrësin e Punimeve dhe Përfaqësuesin Ligjor të operatorit ekonomik për objektin “Rruga Janjar-Ninat-Markat”, për punime të pakryera, por të situacionuara e të pasqyruara në librezën e masave, duke sjellë për pasojë likuidimin nga ish-Komuna Markat të punimeve të pa kryera, në dëm të buxhetit të njësisë të qeverisjes vendore në vlerën 15,3 milion lekë, si dhe 43 milion lekë, pasojë e dëmeve të likujdueshme për vonesën në kryerjen e punimeve, (më shumë se 35 muaj me vonesë), si dhe duke e lënë objektin ende të pa përfunduar dhe në gjendje jo funksionale (pakalueshme).
Sigal