KLD: Shorti elektronik fiktiv, krerët e gjykatave zgjedhin veten në çdo trup

156
TIRANE – Hedhja e shortit për përcaktimin e gjyqtareve në gjykatat shqiptare mbetet ende larg standardeve të kërkuara dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian për Shqipërinë duke mbetur në dorë një individi që rezulton të jetë kryetari i Gjykatës.
Është ky rezultati i inspektimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në 30 gjykata në të gjithë Shqipërinë ku rezulton se në 50 % të tyre procedurat e shortit janë thjesht formale dhe gjithçka vendoset nga kreu i gjykatës.
Rasti më flagrant i dal nga ky inspektim është ai i gjykatës së Beratit ku sipas raportit të KLD-së rezulton se kreu i gjykatës në këtë rreth ka vendosur veten e tij si pjesë e çdo trupe gjyqësore.
Sipas të njëjtin raport kreu i gjykatës Berat kur rezulton të jetë kreu i trupit gjykues bën short manual për përcaktimin e 2 gjyqtarëve ndihmës.
Ndër gjykatat ku procedurat e shortit elektronik për periudhën 2012-2013 nuk janë zbatuar, rezultojnë ajo e Kurbinit, Matit, Gjykata e Tiranës, Apeli në Durrës, Apeli në Shkodër, Gjykata e Kukësit, Tropojës, Beratit, Durrësit, Gjirokastrës e Korçës.
Një tjetër rast ku kreu i gjykatës nuk ka respektuar fare procedurën ligjore për nxjerrjen e urdhrit për hedhjen e shortit sipas raportit të inspektimit, një kopje të së cilit A1Report, disponon është dhe Gjykata e Apelit në Gjirokastër.
Një tjetër problematik sipas raportit është dhe lista e gjyqtarëve të gatshëm të cilët kryesisht shqyrtojnë masat e sigurisë, por dhe në këtë rast krerët e gjykatave në rrethe nuk zbatojnë procedurën për nxjerrjen e listët sipas një kalendari të parapërcaktuar.
Në total janë 171 shkelje të konstatuara ku rezulton se gjyqtarët e përcaktuar si të gatshëm në gjykatën e Durrësit, Sarandës, Përmetit e Krujës nuk kanë gjykuar masat por janë zëvendësuar nga kreu i gjykatës me tjetër gjyqtar.