Kërcënohet specialisti i SHISH, qese me fishekë në derën e shtëpisë

462
Një specialist i Shërbimit Informativ të Shtetit është kërcënuar.

Një qese e tejdukshme ku gjendeshin 7 fishekë janë gjetur në pragun e derës së apartamentit të specialistit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Policia thotë se qesja është gjetur një ditë më parë (28 maj 2017)

“Rreth orës 08:00, në rrugën “Jordan Misja”, në pragun e derës së apartamentit të shtetasit Sh. N., 47 vjeç, me detyrë specialist i Sh.I.Sh., është gjetur një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishek, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vepra penale e regjistruar është ajo e kanosjes serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë, parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal
Sigal