Katastrofa ekologjike ndodhi; Koli Bele, Sekretari i Përgjithshëm i Gjiknurit bëhet avokati i “Bankers Petroleum”

928
Katastrofa ekologjike në Marinzë shkatërroi shtëpitë dhe pasuritë e patundshme të mijëra banorëve, ndërkohë që gazrat, uji ndotur, argjili që mbuluan mijëra hektarë tokë bujqësore prishën edhe të mbjella me pemë frutore, grurë, perime dhe çdo gjë tjetër, në përmasat e një gjenocidi mjedisor.
Koli Bele, anëtar i 7 bordeve të ministrisë, e nënvlerëson në …aksident teknik
Çuditërisht, përballë kësaj fatkeqësie të madhe, sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Energjisë, Koli Bele, edhe pse jurist në profesion, dje bëri avokatin e “Bankers Petroleum”, duke deklaruar se “Ne nuk duhet të rendim me deklarata ndëshkuese frikësuese ndaj kompanive dhe industrive, pasi nuk është qëllimi i ministrisë të deklarojë marrjen e masave për kompaninë X apo Y.”, ndërkohë, që ministri Gjiknuri humbi, pas inspektimit formal që bëri ditën e parë, për t’ju fshehur përgjegjësive. Koli Bele, i cili është edhe anëtar i bordit të Albpetrol ka përgjegjësi të dyfishtë në këtë katastrofë, sepse duhet të mbikqyrte gjithë veprimtarinë e “Bankers Petroleum”, meqë Albpetrol i ka dhënë koncensionin e shfrytëzimit të naftës. Koli Bele, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë, mundohet që të përjashtojë nga përgjegjësia penale, material kompaninë “Bankers Petroleum”, teksa flet si avokat i saj, “Për ato raste kur ka përgjegjësi të shkeljes së rregullave të sigurimit teknik vetë kompania duhet të marrë masa”. Si anëtar i bordit të Alpetrol, Koli Bele nuk donte të dëgjonte protestat e banorëve që vazhdimisht kanë bërë për shpërthimet e nëndheshme që bënte “Bankers Petroleum”,dhe tani, i shpërfill sërish këto, derisa kërkon që të minimizojë përgjegjësitë, duke bërë fjalë vetëm për shkelje të kushteve teknike, thua se katastrofa ekologjike, erdhi, nga ndodhë harresë e mbylljes të ndonjë rubineti uji. Koli Bele, ose nuk di fare, ose është tërësisht i papërgjegjshëm, kur duke iu referuar situatës aktuale në fushën e Patos-Marinzës, thotë se ajo është në kontroll. “Jemi të informuar se situata sot është më e qetë. Gjendja në pusin në fjalë po shkon drejt normalizimit ose, thënë në gjuhën teknike, pusi është mbytur”. E vërteta është krejt ndryshe, pasi çarjet e tokës që janë shkaktuar nga shjpërthimet e nëndheshme, kanë rrezikun potencial, që shpërthimet e gazrave të ndodhin sërish, në çdo kohë të mundshme, të cilat janë ta paparashikuara dhe të pakontrolluara. 
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi: Përgjegjës i katastrofës është “Bankers Petroleum”
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi e konsideron këtë ngjarje si një përgjegjësi të kompanisë Bankers Petrolium dhe ajo duhet t’i përgjigjet banorëve. Ngjarjet që kanë ndodhur i kalojnë caqet e aksidenteve teknike. Kompania mban përgjegjësi për ruajtjen e interesave të palës së dëmtuar, financiarisht ndëshkohet dhe i përgjigjet banorëve të prekur qoftë në shtëpi, qoftë në pasuri të patundshme.
Sigal