Sigal

Policia e Durrësit ka arritur t’i vërë prangat një shpërndarësi droge që i ishte fshehur burgut, Arian Plakun, 43 vjeç, banues në Durrës.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat Policore dhe pune të organizuar është bërë e mundur kapja dhe ndalimi të dënuarit nga Gjykata e Durrësit me 17 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.