Kapet një gomone me 1 ton kanabis afër Karaburunit, në kërkim trafikantët

509
Një tjetër gomone me kanabis është kapur sot në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti i lundrimit është kapur në Gjirin e Petrunes, pranë Karaburunit, teksa ishte gati për të transportuar drogën drejt Italisë.
Nga operacioni policor ku morën pjesë Delta Force, Policia e Shtetit dhe Forcat Detare, dyshohet se është bllokuar rreth 1 ton kanabis.
Pavarësisht sasisë së madhe të drogës, mjeti u gjet i braktisur, pasi trafikantët u larguan sapo pikasën që ishin zbuluar nga policia. Kjo e fundit është vënë në ndjekje të tyre.
Sigal