Sigal

Një qytetar ka denoncuar sot zaptimin që i është bërë shtëpisë së tij nga babai dhe të afërmit e Erion Braçes, i sapozgjedhur në postin e zëvendëskryeministrit. Mesazhi është bërë publik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruan:

Ja si i pushtuan Braçet shtepine te internuarit politik!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktorr ne vitin 1987 babai erion braces , ka qen kryetar lagje ne kombinat , lagja 6 , babai Im ka qen I denuar politik , dhe ne ate vit ai na internoji ne shengjergj mal me gropa , ne ate koh babai Im e pyeti po me shpin ca do behet, mirdash brac , babai erionit tha kur te mbaroni internimin ketu e keni , po kur internimet mbaruan shtepija ishte e zen nga kushurijnt e erionit, dhe prej atere un skam me shtepi, te lutem beje publike te shofin se cfar zevenc kryeminister kemi falimderit