Ja si do të jetë intensiteti i shirave në orët në vazhdim

506
Mot soti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Megjithatë duke nisur nga orët e pasdites itensiteti i reshjeve bie dhe shndërrohen në lokale dhe në formë pikash.
Sigal

Për shkak të vranësirave pritet rritje e temperaturave në vlerat minimale duke variuar nga 2ºC në zonat malore deri në 13ºC në ato bregdetare dhe të ulta. Një rritje e lehtë edhe në vlerat e mesditës nga 12ºC në zonat malore deri në 18ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.