Itali, shqiptari gjen dhe i kthen biznesmenit çantën e grabitur

43
Shqiptarët në Itali janë shpesh pjesë e kronikave të lajmeve, për grabitje apo sjellje të tjera kriminale. Por, gjithnjë e më shumë po shtohen dhe rastet e sjelljeve me qytetari të lartë. Një rast i tillë është ajo e një të riu në Trevizoi, i cili ka ndërhyrë në një grabitje.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i mori çantën një grabitësi që ia kishte rrëmbyer një biznesmeni. Pasi gjeti kartëvizitën e tij në çantë, shqiptari i telefonoi Giacomo Saccol për t’i dorëzuar çantën e tij. Fillimisht italiani u tregua dyshues duke kërkuar që në takim të ishte edhe policia. “E falënderoj për veprimin e tij. Tani shpresoj të gjendet dhe makina ime”, shprehet Saccol.