Vrasja e Marvi Mihalit, kërkohet ndryshimi i masës së sigurisë për Bitrajn!

501
Sigal

Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për një tjetër të pandehur për vrasjen e Marvi Mihalit një vit më parë.

Për Eugen Bitrajn është kërkuar ndryshimi i masës nga detyrim paraqitje në arrest me burg.

Pak dite me pare u gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Kridens dhe Marsel Allës, të akuzuar për vrasjë në bashkepunim të 20 vjeçarit Marvi Mihali, nga ‘detyrim paraqitje’ ne ‘arrest me burg’.

Ndryshimet e mases se sigurise erdhën pas denoncimit që bënë fëmiljarët e viktimës pas lirimit të tre të akuzuarve ne masën detyrim paraqitje.
Familjarët paraqitën  pamje filmike të kamerave të sigurisë që kishin fokusuar ngjarjen ku shfaqeshin të katër të akuzuarit e lartëpërmendur që dhunonin dhe godisnin me thikë Marvi Mihalin.