Pala greke nuk lejon kalimin e shqiptarëve

195
Ky është 67 vjeçari Petrit Xhelaj. Ai kishte planifikuar kthimin për në Greqi, por nuk është lejuar nga pala greke pasi nuk dispononte një nga dokumentet e kërkuara për të kaluar doganën në Kakavijë.
Sigal

I moshuari thotë se nuk kishte informacion për plotësimin online të formularin, Plf.

“Tani na kërkojnë Plf. Ne nuk dimë asgjë se çfarë është,nuk na kanë thënë gjë”, është shprehur 67-vjeçari.

I shqetësuar, Xhelaj kërkon një zgjidhje.

“Nëse më lejojnë do të kthehem, jam i rregullt i kam të gjitha dokumentet, vaksinat i kam bërë të dyja. Kemi paguar tamponë, kemi bërë 700 mijë lekë tamponë burrë e grua”, tregon ai.

Për të kaluar në Greqi, qytetarët duhet të pajisen me formularin PLF, certifikatën e vaksinimit, testin PCR ose rapid test, si dhe dokumentin që ke kaluar Covid dy muajt e fundit.

Ndërkohë edhe këtë të enjte linjat urbane nuk kanë mundur të kalojnë në kufi.

Ishte bërë me dije se linjat urbane do të lejoheshin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në 24 orë kanë kaluar 1100 qytetarë.

Deri më datë 28 qershor, në pikën kufitare të Kakavijës mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë.