Itali, pranga dy shqiptarëve, mbanin peng rumunen

561
Sigal

Dy shtetas
shqiptarë janë arrestuar dhe një vajzë rumune që mbahej peng prej tyre është
liruar nga policia italiane, në lokalitetin Muxhelo, pranë Firences.


Sipas raportimeve
të mediave italiane, vajza, 18 vjeçe, mbahej e mbyllur në një kasolle prej
thuajse tre javësh. Në të njëjtën banesë, policia ka arrestuar një 27-vjeçar
shqiptar, i akuzuar për grabitjen e vajzës dhe për një tentativë vrasjeje.
 

23 shtatorin e kaluar, i riu kishte tentuar të vriste me
thikë një bashkëkombas, në një rrugë në zonën e Novolit, po në Firence. Për të
njëjtën tentativë vrasjeje është ndalur edhe një tjetër shtetas shqiptar.
 

Nga hetimet e policisë italiane ka rezultuar se vajza
rumune, që kishte mbërritur në Itali vetëm pak kohë më parë, e njihte
rrëmbyesin, me të cilin dyshohet se kishte pasur edhe një marrëdhënie.
 

Më 24 shtator autori e kishte marrë me forcë nga shtëpia e
një shoqeje, ku 18-vjeçarja ishte strehuar për t’i shpëtuar. Të njëjtën ditë,
shtetasi shqiptar kishte kërcënuar me thikë dhe më pas rrahur shoqen e vajzës
së rrëmbyer, një prostitutë nga Amerika e Jugut.
 

Nuk përjashtohet që të dyja ngjarjet të jenë të lidhura me
përplasjet mes grupeve kriminale shqiptare aktive në shfrytëzimin e
prostitucionit.Gazeta Telegraf/