Sigal

Më shumë se 100 kg kokainë e pastër u sekuestrua nga policia në Ankona, duke çuar në pranga një 34 vjeçar me iniciale E.B. pa leje qëndrimi në shtetin fqinj. Shqiptari ishte vënë prej kohësh në objektivin e policisë për shitjen e lëndëve narkotike.

Nëse do të shitej në tregun me pakicë, pas procesit të prerjes, lënda narkotike do të bëhej më shumë se 1 kg, çka shqiptari do të mund të përfitonte 100 mijë euro. Kokaina ishte e destinuar t’u shitej klientëve “elitarë” të qytetit.

Shqiptari ishte vënë nën vëzhgim prej rreth një muaji, ndërsa pasditen e shkuar ishte ngritur prita për arrestimin e tij. Ai u bllokua në rrugë, teksa udhëtonte në bordin e një makine tip “Peugeot”. Sapo ka  vënë re policinë, 34 vjeçari i ka dhënë gaz makinës duke u larguar me një shpejtësi prej 150 km në orë. Pas disa kilometrash, ai u ndalua dhe u arrestua në Ankonën e Veriut. Gjatë një kontrolli paraprak në makinë, atij ju gjetën 36 doza kokainë në pjesën e pultit të mjetit. Çdo dozë do të shitej për 100 euro secila.

Më pas, policia kreu një kontroll në shtëpinë e tij dhe kërkimet më të thelluara, kanë bërë të mundur gjetjen e dy pllakave të mëdha kokainë në gjendje të pastër. Brenda shtëpisë janë gjetur mbi 500 euro të siguruara nga veprimtaria kriminale, ndërsa janë sekuestruar edhe pajisjes për prerjen dhe paketimin e kokainës.

Shqiptari është dërguar në burgun Montacuto në dispozicion të autoritetit gjyqësor.