Mimoza KONOMI*/ Çfarë kryebashkiaku i duhet Përmetit?

688
Në sfondin, kureshtjen dhe përzierjen e elementit pranveror, ajo që stimulon pjesën jetike njerëzore dhe shpresën për vazhdim të kthjellët, për qenësimin e një potenciali, ajo që i jep vlerën një qarku, rajoni, qyteti apo qyteze, edhe në qytetin tim, Përmet, ka pjesën e saj të të gjalluarit. Dhe nga dita në ditë po gjallon më shpejt, më thellësisht, por ajo që duam të gjithë është e shëndetshmja, e suksesshmja. Ttfarë do të ndodhë gjithsesi? Politikë, politikan, politikëbërës, menaxhimi, drejtimi i pjesës së cilës i takon, nuk mund të jetë virtyt i kujtdo; investimi në këtë drejtim ka specifikat e veta, të zotërosh esencën e qenies përfaqësuese, kërkon kapacitete, për të cilat duhet të të flasë brumi dhe vlera bartëse personale, përvoja dhe mbi të gjitha, dështimet e paraardhësve, funksionimi i mekanizmave të qenies drejtuese në bazë të vizionit, misionit, vlerave. E dua qytetin tim, është pjesa ime, i çmoj ata që për këtë qytet kanë investuar vlerat, dijet dhe mundësinë e aftësive të tyre, por, si çdo qytetar i këtij vendi në këto momente pragfushate, fushate vlerësuese dhe të konsoliduar, ndiej momentin në thellësi të asaj që pres, dua, kërkoj, të asaj që duhet për mua dhe përmetarët. Ttfarë kryebashkiaku i duhet Përmetit? Dhe mendësia dhe qenia ime flet në kuadrin gjithëpërfshirës se, këtij qyteti i duhet një kryebashkiak që t’i kthejë dhe jo thjesht, por me risi depërtuese dhe transmetuese, qytetarinë. Është problem i lëvizjes së energjisë së këtij qyteti, që në kohëra ka patur konceptin, traditën, stimulin, pse jo, spikatjen. Është qyteti që ka nevojë për ndryshim. Të ndryshëm kryebashkiakë kanë dhënë kontributin dhe vlerat e tyre në përshtatje me kontekstin dhe aftësitë, por shumë, shumë më tepër i nevojitet kësaj pjese jugore që ajo te ndjehet në zgjim. 
Cilat vlera zotëruese duhet të ketë kryebashkiaku që po vjen? Jam e vetëdijshme për këtë seri vlerash, qeniesh, prurjesh, për të cilat mbi të gjitha duhet të flasë në vazhdimësinë 4-vjeçare qytetari dhe shpresa intelektuale.
Së pari, i duhet këtij qyteti në këtë moment aktual ndërgjegjësimi më i dukshëm dhe i duhur, se çdo palë brenda vetvetes, përfaqësimit të emrave drejt përzgjedhjes përfundimtare të garuesve, ka dhe i përgjigjet një misioni, të njëjtës përgjegjësi, vazhdimit të asaj që pak rëndësi ka nëse unë apo ti, rëndësi ka pjesë e së njëjtës, emrat e së njëjtës partie, çuditërisht, jo pjesë e së egrës konkurrencë, por e dominancës që dukshëm i flet opinionit, kontekstit, edhe njeriut që hesht.
Së dyti, duke jetuar gjatë në këtë qytet me pjesën e një mentaliteti që më dhemb, e munguara ndodh të jetë e domosdoshme. Pse qytetaria përmetare pa stimul pjesësh, fijesh, përzierje mendimi, kultivim vërtetësie, pse i ndodh, se sido që të jetë, gjithçkaje i duhet drejtuar, përqasur, ngarë, dashur apo ngurtësuar, pse një shpjegim lënë dhe dhënë brezave, se ky Përmeti i përket të majtës? A lindim të tillë, majtas apo djathtas, ndoshta kultivohemi te familja, por, i nderuar qytetar, çfarë jep zhvillim në jetën tonë, pse duhet të shmangim modelin e konkurrencës, të mos ndihesh në politikë i konkurruar nga pala tjetër, do të thotë se diçka nuk funksionon, i trembesh, vlerat asnjëhërë nuk jepen dhe merren brenda llojit, brenda vetes, por palët sjellin efektin e asaj që s’është bërë, pak rëndësi ka a do të bëhet ndonjëherë. Kam rezervat e mia ndaj qytetarit tim, që këtë stimul e mbart, kam rezervat e mia për atë që më duket dështim i qenies së një ekzistence të fortë të garës e majtë–e djathtë. Qytetarë të mi, le të kthejmë vështrimin nga qytetet e mëdha ku gara është shumë herë më joshëse dhe normalisht, investimi i ardhshëm ka rezultuar shumë herë më i plotë! Kemi nevojë në këtë drejtim për shumë herë më tepër qytetari, pavarësisht krahut të fituesit. Më shumë vlerë suksesit të konkurrencës. Epoka e re, modernja, nuk është epoka e mentaliteteve, asgjë nuk qëndiset dhe mbetet aty në pjesën politike, gjithçka thuret e rithuret, merr energjinë funksionale të kësaj epoke. E duam zhvillimin, pa konkurrencë, nëse nuk ndihesh i tillë, çfarë mund të japësh! Të ngelet veç të jesh kryebashkiak. Ti ndoshta nuk ke fituar, por je aty, ndjek, vlerëson, përballesh. Pala ime e djathtë e qytetit tim, të duhet pozicionim, ty dhe gjithë qytetarëve i duhet jo gjetje modeli, por vlerash dhe vazhdimi të tyre! 
Së treti, Përmetit i duhet domosdo një kryebashkiak që do t’i japë dhe kthejë atij rininë. Është përgjegjësia e momentit, sa pak të rinj vijojnë jetën në këtë qytet, pavarësisht zgjedhjeve që bën kushdo në jetë sot për sot, ky qytet nuk ofron, vendet e punës stabile për ata që kanë qenë që nga fillimet e karrierës së tyre dhe sipas momentit, plotësuar nga një pjesë të rinjsh. Por jo, rinia zjen në këtë qytet në muaj të caktuar, është e dhimbshme. E nëse do të investosh diçka intelektualisht te pasardhësit, sheh se rinia ka ikur, këtë fat e kemi vetëm ne mësimdhënësit. Do të më pëlqente që kryebashkiaku të ndodhej e te ndjehej para të rinjve, të përballej e ndoshta të dhuronte sukses përballë tyre. Investimi për këtë qytet më duket i huaj, s’mund të lë pa i dhënë specifikën e kësaj mangësie elementit kryebashkiak. Na duhet që me këtë mendësi të investojmë për brezat e ardhshëm, gjurmët e asaj vlere drejtimi të bashkisë, mirë do të ishte të ndiheshin, pse jo, edhe një dekadë më pas. Politika është investim.
Së katërti, do të doja që qyteti t’i kthehej vetvetes, të kthente gjithashtu vetveten. Dëgjoj shpesh se sa i mirë është ky Përmet për turistët, të huajt, sigurisht me aq hapësirë sa kemi dhënë edhe për ta, për të ardhurit që shijojnë një natyrë, moment, mbrëmje, relaks, qetësim stine dhe ndjehem shumë mirë për këtë vlerë. Po pse s’mund t’i japim qytetit diçka më shume që shumë herë më ndryshe të mbetet i yni, jo i tyre, t’i marrim ne shijen ,t’ia zbrazim të rëndomtën, natyrën joshëse të dhuruar le ta plotësojmë më tepër me natyralitet njerëzor, jo me hipokrizi, me përzierje që duken si vlera, por kthehen në antivlera. Dhe sigurisht, në këtë drejtim, nuk ka pasur boshllëk, në bërje e ribërje që më duket kënaqshëm sidomos me aktivizimin dhe vlerën shkollore, të brezit, por të atij brezi që nesër na ikën. Ikën jo thjesht se s’gjen vetveten, punën,zhvillimin, por e ka të vështirë të vuajë nga moskunkurrenca. Dhe, me ndjeni, në Përmet është shumë e vështirë të ndihesh dhe të bëhesh pjesë e konkurrencës. E ka pak të zorshme të të kuptojë, ende nuk ka zhveshur si duhet petkun tradicional. Shoqëria e sotme globale na flet për alternim të tradicionales me modernen. I ardhshmi kryebashkiak i Përmetit, duhet të ndiejë këtë peshë, është vlerë e qytetarisë. 
Së pesti, të drejtosh dhe menaxhosh çdo lloj institucioni e aq më tepër një bashki, mendoj se në një të ardhme Shqipërisë dhe çdo qyteti, duhet t’i vlejnë më specifikisht individët që kanë studiuar në fushën e drejtimit, në atë të politikës. Jemi në momentin kur alternojmë në këtë aspekt mbi të gjitha boshtin intelektual me përvojën, përvojën e qenies politike derisa arrin në këtë pozicion që, kuptohet vjen shkallë- shkallë. Por, si vlerë për kryebashkiakun e Përmetit, për problematikën e këtij qyteti, le të shërbejë çfarë u bë mirë, çfarë duhet bërë ndryshe, çfarë nuk bëri si duhet paraardhesi dhe të ndjesh në përthithje zërin qytetar, ai nuk flet për ty, ai flet për vete, ai më tepër do që t’i flasësh. Më pranë të thjeshtit, kryebashkiaku im! Ti do sjellësh një përvojë, të cilën unë dua ta vlerësoj shumë më tepër se e shkuara. Qytetaria si vlerë e lashtësisë, e kohërave, e mendësisë dhe zigzageve të jetës, është identitet, e sotme dhe e nesërme, gjetje dhe vetëgjetje, peshë e qenies, e individualitetit. Jetojmë në një kohë kur individi si zot i vetvetes dhe potencialit të vet zotërues, e gjen vetë rrugën e jetës, zgjedhjen dhe alternativën. E gjen suksesshëm dhe alternativën e tij drejtuese me më tepër inteligjencë, shenjim vërtetësie. Uroj dhe shpresoj të ardhmen më të mirë të zgjedhjes kryebashkiake. Të hysh në qytetin e Përmetit, me vlerë estetike dhe funksinale, të duhet të kalosh një urë, simbol dhe përjetësim! Qyteti im, të hysh siç duhet te ti, të duhet të kalosh disa ura suksesi! Dedikim dhe përkushtim vlere të tyre, kryebashkiakut të ardhshëm. Esencë qytetarie për Përmetin dhe përmetarët. 
*Magjistër i Shkencave Politike 
Sigal