ISUV, monitorim në terren i standardeve të Sektorit të Produkteve të Peshkut dhe Molusqeve (SPPMM)

756

Katër prej metodave, janë të
akredituara nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare dhe sipas planeve të
monitorim-inspektimeve, janë kryer gjithsej 1 977 analiza në 1124 mostra

 

Gazeta “TELEGRAF”

 

Objekt i punës së këtij sektori është kontrolli biologjik dhe
kimik, në kohë dhe me efikasitet, i produkteve ujore (molusqeve bivalvë,
peshqve, produkteve peshkore, gaforreve etj.) dhe i mjedisit (ujë), ku ata
rriten dhe jetojnë. Laboratorët e këtij sektori operojnë sipas ISO 17025, për
garantimin e sigurisë së produkteve ushqimore peshkore, sipas legjislacionit
kombëtar në fuqi dhe të Bashkimit Europian.
 

 

Kategoritë e analizave që realizon ISUV

 

Sektori realizon dy kategori analizash: 

• Analiza zyrtare (analiza në kuadër të planeve të monitorimit dhe
të inspektimeve të AKU-së);
 

• Analiza jozyrtare, të autokontrollit.

Aktiviteti i tij monitorues është bazuar në zbatimin e tri Planeve
Kombëtare, pikërisht në:  

1.      Planin e kampionimit të zonës
së rritjes dhe mbledhjes së molusqeve bivalvë të gjallë, BM1: Laguna e
Butrintit, Sarandë (Nr. 8795 Prot., datë 17/12/2014 dhe Nr. 424 Prot., datë
16/01/2015);
 

2.      Planin e kampionimit të zonës
së rritjes dhe mbledhjes së molusqeve bivalvë të gjallë, Gjirin e Shëngjinit,
(Nr. 424 Prot., datë 16/01/2015);

3.      Planin e kampionimit të zonës
së rritjes dhe mbledhjes së molusqeve bivalvë të gjallë, Gjiri i Butrintit, në
Ksamil, Sarandë, Qarku Vlorë (Nr. 424 Prot., datë 16/01/2015 dhe Nr. 9658
Prot., datë 15/12/2015);

4.      Planin e marrjes së mostrave
dhe kontrollit në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të peshkimit për disa
nga parametrat më të rëndësishëm (Nr. 424 Prot., datë 16/01/2015).
 

5.      Është për t’u vlerësuar nisma
për zgjerimin e monitorimit të zonave të rritjes së midhjes, duke qenë se
synimi ynë, si MBZHRAU është rihapja e eksportit të midhjeve.
 

Në zbatim të këtyre planeve, sektori ka analizuar 3 kategori
matricash:
 

 

1.      Kampionët e molusqeve bivalvë
të gjallë (M. galloprovincialis) për praninë e biotoksinave PSP, ASP;
kampionët e molusqeve bivalvë të gjallë (M. galloprovincialis) për
hidrokarburet aromatike policiklike (PAH); kampionët e ujit për përcaktimin e
fitoplanktonit potencialisht toksik dhe të algave mikroskopike
bentonike/epifitike potencialisht toksike;

2.      Mostrat e peshkut të freskët
për praninë e TVB-N-së dhe histaminës. Përveç analizave të mësipërme, sektori
kryen edhe përcaktimin e histaminës në peshq/produkte peshkore, në kuadër të
analizave zyrtare dhe të autokontrollit. Struktura analitike e sektorit
përfshin 7 metoda analitike të operueshme (Tabela 10) në 16 grupmatrica.

 

Katër prej metodave, janë të akredituara nga organizata kombëtare
dhe ndërkombëtare:

 

•          
Metoda për vlerësimin e sasisë dhe përbërjes së fitoplanktonit;

•          
Përcaktimi i “Paralytic Shellfish Poisoning”/PSP në molusqet bivalvë;

•          
Përcaktimi i acidit domoik “Amnesic Shellfish poisoning”/ASP në molusqe;
 

•           Përcaktimi
i histaminës në produktet peshkore.

 

Këto praktika laboratorike janë mbështetur në ligje, rregullore
dhe rekomandime përkatëse, të cilat pasqyrohen në tabelën e mëposhtëme

 

 

Personeli i Sektorit përbëhet nga 6 punonjës, nga të cilët 5 janë
specialistë të lartë (E. Koni, M. Bregaj, M. Bushati, S. Mai, I. Dumishllari)
dhe një teknik laboratori (T. Radovicka). Specialistët janë të kualifikuar me
grada shkencore apo në proces të marrjes së këtyre gradave.
 

 

Objektivat e realizuar janë:

 

•           Punimi i artikujve shkencorë në fushën e
biotoksinave, histaminës, fitoplanktonit potencialisht toksik;

 

•          
Mirëmbajtja e akreditimit për provat kimike dhe biologjike;

•          
Përfundimi i punës shkencore: “Studimi dhe përcaktimi i biotoksinave algale si
tregues i gjendjes së ekosistemit të Lagunës së Butrintit”, për marrjen e
titullit “Doktor i shkencave”;

•          
Vazhdimi i punës shkencore: “Vlerësimi i ekspozimit të pesticideve në produktet
me origjinë bimore”, për marrjen e titullit “Doktor i shkencave”;

•          
Vlerësimi i kostove të testeve që kryen sektori;

•          
Përgatitja e materialeve trajnuese që lidhen me studentët, praktikantët,
inspektorët e AKU-së, Shërbimit Veterinar, laboratorët rajonal dhe stafin e
mesëm.
 Në kuadër të Planeve Kombëtare të Monitorimit, të inspektimeve të
AKU-së, si dhe të autokontrollit, sektori ka kryer gjithsej 1 977 analiza në 1
124 mostra, ku:

• Janë 1146 analiza (58%) në 1024 mostra (91%) i përkasin planeve
të monitorimit;

• Janë   555 analiza (28%) në 67 mostra (6%) i përkasin
inspektimeve të AKU-së. Pra, që do të thotë 1 701 analiza (86%) në 1 091 mostra
(97%) u përkasin mostrave zyrtare;

• Janë 276 analiza (14%) në 33 mostra (3%) i përkasin
autokontrollit, që do të thotë mostrave jozyrtare.

 

 

Tabela 13 Numri i mostrave, i analizave
dhe i përqindjeve përkatëse sipas llojit të analizës së kryer

Lloji i analizës 

Numri i mostrave

Përqindja

Numri i analizave

Përqindja

FP

518

46,09

518

26,20

AL

355

31,58

355

17,96

Alga mikroskopike potencialisht toksike

873

77,67

873

44,16

ASP

125

46,09

125

46,09

DSP

0

PSP

125

Biotoksina

125

11,12

250

12,65

HI

91

8,10

819

41,43

TVB

22

1,96

22

1,11

Freskia e peshkut

113

10,05

841

42,54

PAH

13

1,16

13

0,66

Totali

1124

 

1977

 

 

 

 

Gjatë 2015, në kuadër të planeve të monitorimit, numri i mostrave
është rritur me 56% dhe numri i analizave me 40%, në krahasim me vitin 2014
(Figura 12). Në kuadër të autokontrollit, numri i mostrave dhe i analizave
është rritur 3 herë më shumë, ndërsa në kuadër të kontrollit zyrtar numri i
mostrave është rritur me 60% dhe numri i analizave me 50% (Figura 16).

 

Mostrat e tjera të analizuara gjatë vitit kanë rezultuar me nivele
me të ulëta se kufiri ligjor i përcaktuar në rregulloren CE 2073/2005 për praninë
e histaminës. Rezultatet e analizave të biotoksinave (PSP, ASP) në molusqet
bivalvë gjatë periudhës kohore 2015 kanë rezultuar negative. Kjo ecuri
paraqitet pothuajse njëlloj me vitin e kaluar. Ajo që paraqitet si problematikë
gjatë vitit 2015 është moskryerja e analizave për praninë e DSP në molusqet
bivalvë të gjallë me metodën kimike me LC/MS/MS (shih çështjen
 Problematika). Ndërsa ecuria e
fitoplanktonit (pikërisht e llojit më të shpeshtë në sasi dhe periudhë kohore,
 Pseudonitzschia spp.) gjatë viteve 2014-2015,
në lagunën e Butrintit  paraqitet në figurën 17, me luhatje përqendrimi
relativisht të vogla. E rëndësishme të përmendet është që maksimumi i
përqendrimit të fitoplanktonit (Pseudonitzschia
 spp.) gjatë 2014-ës vihet re në muajt janar, shkurt e dhjetor,
periudhë që në 2015-ën përkon me mosmarrjen e mostrave.

Metodat që përdoren në këtë sektor janë metoda zyrtare (me
përjashtim të Histaminës dhe PAH-ve, që janë metoda të brendshme), të
orientuara, sipas Rregulloreve 2074/2005, 2073/2005 të BE-së,835/2011 dhe
836/2011.

 

Problematikat aktuale që kanë vlerësimin e stafit të ISUV

 

Disa nga problematikat më kryesore, të hasura në SPPMM janë: 

• mungesa në kohë e furnizimeve laboratorike, si reagjentët dhe
standardet, përcaktuese në validimin e metodës së PAH, shtrimin e metodës së
TMAN-N dhe validimin e metodës së TVB-N-së;

• Mungesa e LIMS;

• Mosanalizimi i mostrave të molusqeve në kuadër të Planit
Kombëtar të Monitorimit të Molusqeve, për praninë e DSP me teknikën
instrumentale LC/MS/MS.
 

Nga këto problematika, testimet për validimin e metodës së PAH nuk
janë përfunduar pasi mungonin  reagjentët. E njëjta situatë paraqitet edhe
për validimin e TVB-N dhe shtrimin e TMA-N. Këto reagjentë/standarde të
munguar/a ishin planifikuar përkatësisht në Tenderin e Kiteve, Reagjentëve e
Sistemeve Diagnostike dhe në Tenderin e Standardeve, për vitin 2015.
Problematika e mosanalizimit të mostrave për praninë e DSP-së është shfaqur si
pasojë e prishjes së aparaturës.