Inspektoriati i Punës, hap dyert për studentët e Fakultetit të Shkencave

918
Kreu i Inspektoratit Dritan Ylli: Administrata dhe institucionet publike, nevoje për të rinj të kualifikuar!
Inspektoriati i Punes dhe Sherbimeve Sociale hap dyert për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Sot, në ambientet e Inspektoriatit është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim institucional nga Drejtori i Përgjithshëm i ISHPSHSH-së, z. Dritan Ylli dhe Dekani i Fakultetit, Prof. Dr, Edmond Rapti.
“Inspektoriati i Punës do të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm për të pritur studentët, të cilët kërkojnë të avancojnë në studimet e tyre, në master apo thellime teorish, të cilat duhen alternuar me praktikën në institucionin shtetëror. Ne jemi të hapur që të gjithë studentët të praktikohen tek ne, pasi mendoj se administrata publike ka nevojë për të rinj të kualifikuar nesër”, tha në fjalën e tij, kreu i Inspektoriatit z.Dritan Ylli pas nënshkrimit të marrëvshjes, e cila sipas tij ka rëndësi të vecantë në shërbimin social, ku kualifikimi është një nga kriteret e sotme qe vlejnë në rritjen e standarteve në punë. 
Palët ranë dakort të realizojnë veprimtari që do të vlenin reciprokisht, të punojnë së bashku për zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme në drejtimin e studimeve shkencore; të promovojnë iniciativat shkencore dhe të shkëmbimit kulturor për rritjen e kapaciteteve njerëzore; të nxisin promovimin e standarteve më të larta në cilësinë e kërkimit si dhe integritetit etik në punën kërkimore; organizimit të përbashkët të kurseve specifike, trajnimeve, leksioneve të hapura etj.
“Studentët të aftësohen në praktikë dhe jo vetëm në teori. Studimet e tyre do të vlejnë për tregun e punës nesër. Ata do të kenë mundësi të thellohen në shërbimin social, duke qënë nesër më të përgatitur, më të kualifikuar”, tha dekani i Fakultetit te Shkencave Sociale, Prof.Dr, Edmond Rapti, i cili falenderoi për mbështetjen e z.Dritan Ylli, për krijimin e lehtësirave të nevojshme institucionale për konkretizimin e kësaj marrëveshjeje.
Sigal