Harito: Përdorimi i teknologjisë ul numrin e rasteve të korrupsionit

596
Sigal

Përdorimi i teknologjisë për të ulur korrupsionin në administratë. Ishte kjo kryefjala e një tyreze të përbashkët zhvilluar ministrja e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike bashkë me përfaqësuesit e lartë të Shkollës Rajonale të Administratës Publike dhe drejtoreshën e kabinetit të Ministrisë së Shtetit për Çështjet Vendore.

Ministrja Harito në fjalën e saj theksoi se qeveria shqiptare është duke implementuar teknologjinë e informacionit në të gjitha fushat dhe mbi të gjitha në shërbimet publike.

“Teknologjia e informacionit është një qasje e cila zhvillon ekonominë, ul kostot dhe parandalon kurrupsionin duke na mundësuar gjurmimin e rezultatit dhe rritjen e transparencës. Një shëmbull shumë i mirë i aplikimit të teknologjisë është ajo e rastit të konkurseve në administratën publike, ku aplikimi për vendet vakante bëhet vetëm online. Përdorimi i teknologjisë në këtë sektor ka rritur ndjeshëm besimin e qytetarëve për aplikimet në pozicionet vakante në administratë dhe këtë e tregon rritja e konsiderueshme e nurmit të tyre për vendet e reja të shpalluara së fundmi” deklaroi Harito.