Hapet votimi për “Personazhi i vitit” 2019 për Gjirokastrën . Shpallet më 25 dhjetor fituesi

1061
Sigal

Çdo vit është shpallur ‘personazhi i vitit’  dhe ndër vite këtë titull e kanë marrë personalitete të shumta, të cilët kanë spikatur në jetën publike shqiptare apo në përkushtimin e tyre ndaj Shqipërisë. Viti 2019 kishte shumë ngjarje të cilat lanë gjurmë të mëdha edhe në memorien kolektive për aktet që kanë kryer. Këtë vit ngjarja që nuk do harrohet kollaj është tërmeti i frikshëm që shkaktoi 51 viktima e shumë të lënduar por edhe mijëra familje të pastreha.

Çdo të hënë do të japim një renditje provizore dhe në datën 24 në mbrëmje, në prag të Krishtlindjeve do të shpallim renditjen përfundimtare dhe fituesin.

1- Lindita Rova
Në shtator 2019 zgjidhet Kryetare e Këshillit të Qarkut. Të gjithë dëshirat dhe ambiciet e saj janë në kutinë ende të pa hapur të Pandorës.

2- Muhedin Makri
Mjeshtri i gurit qe sfidon moshen 85 vjecare. Ai punon cdo dite me te njejtin perkushtim.

3- Kristina Fidhi
Kristina Fidhi është pionieria e turizmit të alternativës, aventurës dhe atij alpin. Për herë të parë ngriti një agjensi turiztike ku në focus është udhëtimi me kuaj, themelonjëse e rrjetit të shoqatave turistike Visit – Gjirokastra.

4- Maksim Hoxha.
Biznesmen, pronar i Hotel Cajupi. Gjatë vitit 2019 u zgjodh Kryetar i Dhomës së Tregëtisë e Biznesit, Këshilltar i P. Socialiste në Këshillin e Bashkisë dhe të Qarkut dhe Antar i Bordit të Administrimit në Universitetin Eqerem Cabej.

5- Manjola Bici Shehu
Manjola Bici Shehu, përfaqsësuese e shoqërisë civile, themelonjëse e biznesit Made in Albania në Pazarin karakteristik, Këshilltare e Këshillit të Bashkisë Gjirokastër.

6- Piro Nase
Gazetar Report TV. Gazetar i lajmit të parë, “mbret” i portaleve e rrjeteve legale dhe ilegale.

7- Jorida Muho
Jorida Muho e ardhur nga emigracioni, me profesion ing. arkitekte, në shtator të vitit 2019 emërohet Zv/kryetare e Bashkisë Gjirokastër.

8- Dr. Melsi Labi
Ish-drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë vitit 2019 drejtoi disa ekspedita të rëndësishme arkeologjike me partnerët italianë e anglezë në Gjirokastër, Paleokastër dhe Teatrin e Sofratikës.

9- Rezarta Xhemali – Rezarta Xhemali, Drejtore e Raiffeisen Bank Gjirokaster. Përfaqësuese aktive e shoqërisë civile gjirokastrite, promovuese e disa prej nismave të rëndësishme qytetare.

10- Ibrahim Kuka
Ibrahim Kuka drejton biznesin privat në Tavernën Kuka. Taverna Kuka, e shquar për kulinarinë gjirokastrite. Përfaqësues i shoqërisë civile dhe inicues i nismave qytetare për Gjirokastrën e pastër të vlerave e traditave.

Java e tretë e Rubrikës.
Del në krye Rova e Nase, ndryshime në renditje :

1- Lindita Rova
2- Piro Nase
3-Ibrahim Kuka
4- Kristina Fidhi
5-Melsi Labi
6-Manjola Bici Shehu
7-Muhedin Makri
8-Rezarta Xhemali
9- Maksim Hoxha
10- Jorida Muho