Greqia mban vendin e parë për dërgimin e parave në Shqipëri

603
Greqia mban vendin e parë për dërgimin e remintacave në Shqipëri me 480 milionë dollarë në vit. Sipas hartës te publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Kërkimor vendin e dytë e mban Italia me 390 milionë euro në vit dhe vendin e tret SHBA-ja me 81 milionë euro në vit. Sipas të dhënave të OKB-së, që i referohet vitit 2015, rreth 1.12 milionë shqiptarë kanë braktisur vendin, apo rreth 39% e popullsisë, një ndër përqindjet më të larta në botë. Pas viteve ’90, fenomeni i emigracionit u bë i zakonshëm, ku mijëra shqiptarë u larguan në kërkim të një jete më të mirë dhe më pas filluan të dërgonin para drejt të afërmve në Shqipëri. Edhe pse pritej që ky fenomen të ishte ciklik, rigjallërimi i emigracionit vitet e fundit, ka bërë që remitancat të vijojnë të jenë të larta.
Sigal