Grabitet teatri i Elbasanit, hajdutët marrin nga kasaforta paratë e shfaqjes “Babai”

777
Teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e kaluar. Persona ende të paidentifikuar kanë hynë nga dera e pasme e teatrit, dhe kanë shkuar në zyrën e Financës, duke grabitur paratë e kasafortës.
Sipas policisë së Elbasanit, në kasafortë ishin paratë e mbledhur nga shfaqja “Babai”.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen. Sakaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Sigal