Sigal

Një konflikt i ashpër ka ndodhur në Korçë, ku ka mbetur i plagosur një i ri. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, një 54-vjeçar ka plagosur me mjete të forta ish-dhëndrrin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ku janë konfliktuar shtetasi Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrri i tij shtetasi S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, Bezat, ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur25-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen edne motivet e sakta por dyshohet se shkaku ka qenë prishja e lidhjes me vajzën e autorit dhe problemet e lindura pas ndarjes.