Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e firmës, të pezullohen punimet tek diga e liqenit

457
Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e firmës “Gener 2” e cila po ndërton kompleksin e pallateve poshtë digës së liqenit, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që i kishte dhënë të drejtë INUK për ndërprerjen e punimeve.
Vendimi është marrë mesditën e kësaj të enjte, ndërsa gjyqtarët Alkelina Gazidedja, Lindita Sanaj dhe Artur Malaj vendosën rrëzimin e padisë së Gener2.
Për kompleksin poshtë dikës janë zhvilluar dhe një sërë protestash nga shoqëria civile, ndërsa me këtë vendim gjykate pritet që IKLMT, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit të bllokoj kantierin e nisur poshtë digës. 
Sigal