Gjithë Tirana në Dajt për borën, bllokohet qarkullimi, 10 km trafik

488
Dëbora e parë që ka mbuluar malin e Dajtit ka sjellë një fluks të madh qytetarësh drejt tij. Qindra-mijëra automjete i janë drejtuar malit të Dajtit për të kaluar disa momente relaksi por ajo që mendohej si një shëtitje është kthyer në një ‘ferr’ të vërtetë.
Sigal

Rruga kryesore nga fshati Surrel deri në Parkun Kombëtar të Dajtit, në një distancë rreth 10 kilometër është bllokuar për shkak të fluksit të makinave.

Pjesa më problematike është tek trau që bën hyrjen në Parkun Kombëtar, ndërkohë që makinat e parkuara kanë bllokuar lëvizjen. Policia ka ngritur dy postblloqe për disiplinimin e trafikut por lëvizja ka qenë e kufizuar.