Gjirokastër/ Tentuan t’i vjedhin shtëpinë gjyqtarit, arrestohen tre persona

608
Sigal

Janë arrestuar në Gjrokastër gjatë një tentative për vjedhje tre persona.

Ata u ndaluan nga policia në tentativë të vidhnin shtëpinë e gjyqtarit Tomorr Skreli

Sipas njoftimeve nga gjirokastra, në pranga kanë rënë  Laurenc Driza, Ilirian Skënderi, Arbër Korbeci.

Personave të arrestuar u janë gjetur leva dhe kaçavidha, si dhe sende të tjera me të cilat do të kryenin vjedhjen. Ende nuk ka një njoftim nga ana e policisë për ngjarjen në fjalë.