Brezovica e mbyllur gjatë fundjavës, rrezikohet nga ortekët e dëborës

490
Sigal

Brezovica do qëndrojë e mbyllur edhe gjatë fundjavës, kjo pasi Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit ka bërë të ditur se ka rrezik dhe për dy ortekë të tjerë.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, në një reagim në Facebook shkruan se janë takuar me pjesëtarë të KFOR-it dhe FSK-së dhe pas punës e analizimit të situatës kanë ardhur në përfundim se nga 7 pika të zeza apo orteqe të mundshme.

“Nga 7 pika të zeza apo orteqe të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin me rrezik për askënd kurse dy janë me rrezikshmëri të mesme dhe i lihet FSK që gjatë ditës se nesërme e shtunë të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e tyre”, ka shkruar Morina.

Kujtojmë që një javë më aprë në Brezovicë nga një ortek mbeti i vdekur zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci.