Kapet dhe arrestohet nga Policia e Gjirokastrës një shumëkërkuar i dënuar me 6 vjet burg për drogë. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se  u arrestua Fatmir Zhupa 42 vjeç nga Salaria e Tepelenës.

Ai u kap pas një operacioni ndjekjeje nga ana e uniformave blu të Gjirokastrës në lagjen ’18 Shtatori’. Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qera pas shkollës 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi.’ Zhupa konsiderohet si një nder personat më të kërkuar nga policia shqiptare.