Gjirokastër – Çipa: Janë evdientuar parcela me kanabis, të vendosur për ta luftuar

444
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit Ardian Çipa ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së Gjirokastër për luftën kundër kanabisit.

Çipa ka thënë se janë të vendosur për të mos lejuar kultivimin e lëndëve narkotike.

Çipa: Me mbështetjen e Guardia Di Finanza në të gjithë territorin janë evidentuar shumë parcela me kanabis. Bashkëpunimi është i domosdoshem. Ka rritje me 7,2 here e sipërfaqeve në Gjirokastër. Në rritje edhe numri i personave të paidentifikuar. Sipërfaqe të konsideruara me kanabis edhe në Tepelenë dhe Përmet.

Çipa tha se plani i policisë është ndërgjegjësimi i komunitetit.

Çipa: Kanabizimi nuk ka të ardhme në vendin tonë. Duhet ta fillojmë punënën me pastrimin e policëve të inkriminuar.
Sigal