Gazeta Telegraf/ Sipërmarrës kinez shfaqin interes për të investuar në Kukës

535
Sigal

Përfaqësues të kompanive
kineze kanë shprehur interes për të investuar në disa sektorë të ekonomisë në
qarkun e Kukësit. Një grup biznesmenësh nga Kina, së bashku me përfaqësuesen e
qeverisë kineze për grantet në Europë dhe Ballkan, zhvilluan një takim pune me
Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu. Kryetari Shehu gjatë takimit
informoi se taksat për biznesin janë ulur në masën 30%, për bizneset që
investojnë në fushën e turizmit malor taksat janë ulur me 50% dhe taksa e
ndërtimit është ulur me 70%, duke krijuar kështu një klimë të përshtatshme për
afrimin e investitorëve në Kukës dhe zhvillimin e zonës. Interesi i
biznesmenëve nga Kina për investim ishte i përqëndruar në fusha të ndryshme si
bujqësi, bimë medicinale, turizëm, energji, minerale etj.