Fusha: Hetimet për vjedhjen drejt fundit, kërkojmë paratë

495
Sigal

TIRANE – Dy nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, pyeten sot nga Prokuroria e Tiranes në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit. Meksi ka mberritur e para ne ambjentet e organit te akuzes dhe ka nisur marrja ne pyetje e saj, ndersa me tej e njejta procedure pritet te ndiqet edhe me anetaren tjeter Golemi. Eshte prokurori i çështjes Ramadan Troci ai qe pyet dy anetaret në lidhje me skandalin në institucionin më të lartë financiar në vend. Një burim pranë Prokurorisë sqaroi për A1report se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës do të pyeten në cilësinë e personit që ka dijeni, teksa deklarimet e tyre do të bashkëngjiten në dosjen hetimore nga ku më pas do të vendoset për arrestimet të cilat Prokuroria ka në plan të finalizojë brenda dyjavëshit të parë të Shtatorit. Pas tyre në ditët në vijim do të pyeten edhe 5 anëtarët e tjerë që përbëjnë Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Prokurori i Tiranës: Hetimet drejt fundit, asnjë s’do i shmanget pyetjeve
Ora 10:35  Hetimet për mega-skandalin në institucionin më të lartë financiar në vend, atë të vjedhjes së rreth 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit janë drejt përfundimit. Ishte prokurori i Tiranës Petrit Fusha bëri publik për mediat këtë fakt, ndërsa theksoi se këtij hetimi nuk do t’i shmanget askush, duke përfshirë këtu dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Ai tha gjithashtu se po punohet për të gjetur destinacionin se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura nga thesari në Linzë, por edhe të bashkëpunëtorëve të përgjegjësit të arkës stok, Ardian Bitraj, i cili deri më tani ka pranuar se ka kryer i vetëm vjedhjen. Pyetjes së gazetarëvenëse në përfundim të hetimeve do të  ketë shkarkim të Guvernatorit Fullani, prokurori Fusha tha se në përfundim të tyre do të vendoset për përgjegjësinë.

“Do thirren të gjithë personat që kanë dijeni. Vazhdojnë hetimet me intensitet.
Gazetari: A do të kërkohet shkarkimi i guvernatorit Fullani në përfundim të hetimeve? Në përfundim do të gjykojmë dhe do të vendosim për përgjegjësinë.
Gazetari: Kur përfundojnë hetimet? Së shpejti përfundojnë hetim 

Ela Golemi mbërrin në Prokurori
Ora 10:45 Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Ela Golemi, ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës pas anëtares tjetër Ermelinda Meksi për t’u marrë në pyetje në lidhje me vjedhjen e thesarit. 

Edhe ish-inspektorja Teuta Baleta në Prokurori
Kamera e televizioneve kanë fiksuar në ambientet e Prokurorisë ish-Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Teuta Baleta. Gjatë ditës së djeshme (e enjte), Baleta raportoi në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me çfarë ndodhte në Bankën e Shqipërisë në kohën që mbante këtë post (2006-2011), ndërsa hodhi akuza mbi drejtuesit e Bankës se kanë heshtuar para pengimit që i bëhej kontrollit financiar në këtë institucion, sipas saj duke i kufizuar inspektorëve informacionet e nevojshme për kryerjen e auditit. 

Meksi mbërrin në Prokurori, nis marrja në pyetje
Ora 09:45 Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Ermelinda Meksi ka mbërritur e para në ambientet e Prokurorisë së Tiranës dhe aktualisht po merret në pyetje nga prokurori Ramadan Troci. Meksi shmangi përgjigjet për mediat ndërsa u pa të hyjë në Prokurori. 

17 persona nen hetim, Bitraj ka pranuar vjedhjen e 713 milione lekeve nga thesari
Për vjedhjen e thesarit të shtetit janë nën hetim 17 persona, ku 12 prej tyre janë lënë në burg. Përgjegjësi i arrestuar arkës stok në thesarin e shtetit të Bankës së Shqipërisë në Linzë, Ardian Bitraj, ka deklaruar se ka kryer i vetëm vjedhjen e parave nga thesari, ndërsa sipas Akuzës dyshohet të ketë pasur bashkëpunëtore punonjësen Mimoza Bruzia.

Anetaret e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga: Ardian Fullani, Kryetar (njëherësh Guvernator i Bankës së Shqipërisë; Elizabeta Gjoni, Zëvendëskryetare dhe anëtarët: Adrian Civici, Dhori Kule, Ela Golemi, Ermelinda Meksi dhe Petraq Milo.