FOTOT/ Rënie gurësh në Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH jep informacion për situatën

533
Sigal

Reshjet e dendura të shiut përgjatë natës sollën me vete probleme në qarkullim në aksin Elbasan-Qafë Thanë (Murrash).

Në këtë segment ka pasur rënie gurësh që kanë shkaktuar probleme në qarkullim, por sipas ARRSH situata u normalizua shpejt.

Postimi i ARRSH:

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje shiu 💦 në juglindje të vendit.

🚧Përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë (Murrash) ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës.

Kontraktorët e mirëmbajtjes 🚜 bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun.