Floida Kërpaci: Ne e duam Shqipërinë në BE dhe do të punojmë çdo ditë për të realizuar këtë gjë

580
Sigal

Fjala ne proteste e kryetares se lri-se Floida Kerpaci. Në qershor të 2017, Edi Rama i bëri thirrje Policisë së shtetit që të heqin kapelet dhe të bëjë vota për Rilindjen, por çfarë ndodh?

Ndodh që Prokuroria jo vetëm që nuk e procedon penalisht kryeministrin, por kemi një rast që tregon drejtpërdrejt se drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë, se për kryeministrin mjafton të kërkojë një falje në Facebook dhe ai falet, ndërkohë që për një qytetar të thjeshtë, për një të ri që del dhe proteston, sepse nuk beson te bandat, të ekonomia që është rrënuar, ku të rinjtë po largohen çdo ditë e më shumë, do të procedohen penalisht.

Jemi edhe më shumë të motivuar dhe I çojmë sot një mesazh Edi Ramës, për t’i thënë të largohet nga Shqipëria, të largohet me gjithë qeverinë e tij të inkriminuar, sepse ne besojmë të ndërtimi I një Shqipërie me një system vlerash ku demokracia është një për të gjithë, ku demokracia është e barabartë për të gjithë, ku të rinjtë kanë më shumë mundësi, ku ka punësim për të gjithë. Jo në këtë sistem që është sot.

Dua të dënoj shumë fort aktin e sotëm për të gjithë të rinjtë që u proceduan, pse protestuan në mënyrën më paqësore për të drejtat e tyre dhe për mendimin e tyre. Dua të ftoj edhe të rinjtë e tjerë për të mos u ndalur me këto protesta, për të kërkuar të drejtat tona, për një realitet që ne nuk e duam, për një kryeministër që çdo ditë e më shumë po na ndan nga integrimi europian.