Flet një nga rojet private të bankës: Si na grabitën maskat në Rinas, lemerinë që pashë me sy

69
“Unë ndodhesha në blindën e dytë, brenda të cilës kishte paratë e bankës që po i transportonin drejt Rinasit. Dy makina kanë ecur paralel me dy mjetet tona dhe njëra prej makinave, fuoristrada, ka goditur në pjesën ballore blindën e parë, e më pas të dytin. Jam i terrorizuar, pashë lemeri me sy”.
Kjo ka qenë dëshmia e një prej punonjësve të sigurisë, i cili ishte sot pjesë e ngjarjes ku ndodhi grabitja e parave të bankës së nivelit të dytë. Bazuar tek rrëfimi i rojes private të bankës më pas makina e dytë është futur mes dy blindave, që të siguronte neutralizimin e tyre dhe që mjetet mos të kishin mundësi të lëviznin. “Më pas, 5 autorë dolën nga mjetet dhe qëlluan me armë zjarri për të trembur dhe mjetet e tjera që mos t’i afroheshin vendit të ngjarjes. 5 punonjësit janë traumatizuar nga ngjarja.