Falja e Bajramit në Tiranë

339
Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur sot namazin e e Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Namazi i sotëm, për herë të parë është drejtuar nga Imami i Qabes, Xhamisë së Shenjtë në Mekë, Shejh Salih Bin Talib, i cili ka mbajtur edhe një fjalim para të besimtarëve.
Para namazit të Bajramit, fjalim ka mbajtur edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skënder Bruçaj ndërsa hutbeja është ligjëruar nga myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.