Familja shqiptare rrezikon dëbimin nga Franca/ Letër Presidentit Macron, “Jeni zgjidhja jonë e fundit”

456
Sigal

Një familje shqiptare, e cila prej 6 vitesh jeton në Francë, i është drejtuar me një letër Presidentit Emmanuel Macron, me shpresën e fundit që mund t’i shpëtojë dëbimit nga vendi anëtar i BE-së.

Bëhet fjalë për familjen Gjiryqi, e cila jeton në Lure të Francës.

Gjykata administrative e Besancoska rrëzuar kërkesën e familjes Gjiryqi për të mos u dëbuar, ndërsa si rrugë e vetme i ka mbetur vendimi Presidencial.
Në bazë të vendimit të gjykatës, familja me 5 anëtarë, dy prindërit dhe 3 fëmijët, është “detyruar për t’u larguar nga territori francez” dhe rrezikon në çdo kohë të kthehet në kufi.

“Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret për të qëndruar , me një kontratë të përhershme, me kurse për gjuhën frënge ku kemi marrë pjesë rregullisht me rezultate të mira”, shprehen anëtarët e familjes.

Familja shqiptare siç shkruajnë mediat franceze, ka ikur nga Shqipëria në vitin 2013 për të “mbrojtur jetën” e fëmijëve dhe se ata kërkuan azil pasi Franca mëshiron “vendin e të drejtave të njeriut”.

“Ji me ne, ju jeni zgjidhja jonë e fundit”, thuhet në apelin që familja shqiptare i ka drejtuar Presidentit Macron.

Komiteti i refugjatëve, gjithashtu kërkon rregullimin e kësaj familjeje, duke i drejtuar një letër të hapur Emmanuel Macron.

Komiteti po organizon një takim për mbështetje publike të familjes Gjiryqi të mërkurën më 8 maj.

Më 3 maj, 300 njerëz u mblodhën për një demonstrim mbështetjeje, ndërsa familja ishte në pritje të vendimit të gjykatës administrative.

Një peticion online, nga nxënësit e shkollave të mesme, ka mbledhur deri më sot më shumë se 1000 nënshkrime.