Engjëll Musai: Shërbimi i radiologjisë në spitalet publike do jepet me koncesion

174

Engjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

Nuk ka të ndalur marrëzia më spitalet publike. Harrohet mjekësia falas, gati projekti për dhënien me PPP të radiologjisë dhe imazherisë, duke përfshirë grafitë, skopitë, eko, skaner, rezonancë dhe shërbimet ndihmse.

Në këtë periudhë të rëndë të sëmundjeve virale të verës, shtimit të sëmundjeve tumoreve, mungesës së ilaçeve për të sëmurët me kancer, kur traumat dhe aksidentet po bëjnë kërdinë, ministria e Shëndetsisë ,në vënd që të prokupohet për këtë situatë, gjenë mundësine dhe diskuton, katër ditë më parë për një projekt, që ka mbërritur në tepsinë e madhe të mjekësisë falas mbi dhënien me koncesion( PPP ) të shërbimit të Radiologjisë një të huaji anonimë, duke groposur përfundimisht mjekësinë publike dhe premtimet elektorale për mjekësinë falas. Po si ka mundësi që Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe Europë, që spitalet shtetërore grabiten nga shtetarët dhe ‘monkukaleshët” , fiktivë pas tyre. Spitalet mbahen nga taksat e shqiptarve, sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe është e pafalshme që këto shërbime u jepen hajdutëve dhe banditëve, duke i thithur popullit edhe pikën e fundit të gjakut. Po, a kanë shpirt këta njerëz, a kanë të ngopur këta shtetarë, a kanë frikë se një ditë do i zërë mallkimi i qytetarëve ?! Po ky popull që gënjehet nga fjalët e bukura dhe të sheqerosura me helm nga ustallarët e politikës, që dëgjojnë dhe pranojnë shpëlarjen e trurit nga maskarenjtë e këtij vëndi do të thoshte i madhi Ali Asllani. Dhe po vazhdojmë të citojmë fjalët e arta të poetit, që duhet të dëgjojnë qytetarët në vend të atyre që spitalet i grabitën nëpërmjet PPP dhe ca njerzve të tyre, që hapën licenca jashtë me 1 punëtor, apo akoma më keq, kur ai që helmon merr përsëri koncesionin, ai që ka një lokal bar-kafe merr koncesionin tjetër, që veglat e sterilizimit i jepen një privati që i ble me fondin e spitalit, vendos fitimin e tij dhe ja shet sa frëngu pulën spitalit publik, pikërisht po qytetarëve. Po pse kaq problem e kishte vetë ministria, që të merrte porosinë dhe t’i porosiste në fabrikë, duke i vënë kusht furnizimi, çdo muaj, 2 herë në muaj, çdo 10 ditë si ta mendonte, por u dashka t’i jepet një të “huaji”, që” nuk kanë brekë në bythë”, të më falin qytetarët për etikën?! Po edhe ushqimin duhet ta marrim nga koncesioni dhe ne themi pse ikin jashtë shtetit profesionistët dhe nuk ka guzhinjer, edhe taksa për parkim, edhe dializën në spitalet dhe krevatet e shtetit, edhe analizat, edhe labratorët, të gjitha me PPP?! Po kjo është një marrëzi e paparë. Ndaj edhe thëniet e Ali Asllanit tingëllojnë po kaq aktuale : Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka. Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole, ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole! Njerëzit e Soros në krye të privatizimeve dhe PPP?! Nuk është rastësi që shumica e njerëzve që po merren me PPP në mjekësi dhe në fushat e tjera, si nafta, drejtësi, privatizime, etj, janë pikërisht të besuarit e SOROS. Dhe sigurisht që duhen fitime dhe të gjithë duan pjesën e tyre, të cilat do të dalin nga varfëria e shqiptarëve, por që duhen adresuar në destinacionin e këmbimit të shërbimit ndaj atyre që u investua në vite , pikërisht për këtë ditë. Dhe në mëndje më vijnë vargjet e tjera të Ali Asllanit, që, kur fliste për nënshtrimin e shqiptarve ndaj të huajve, citonte: Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’ Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi, që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi! E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh! Koncesioni i Radiologjisë dhe Imazherisë Propozimi i një firme anonime është hedhur në tavolinën e ministrisë së Shëndetsisë dhe justifikimi është që do kursehet në çmimet e këtyre shërbimeve, por më thuaj një vend në botë, që i ka çmimet më të lira se shërbimi shëndetësor shtetëror ? Pa më thuaj, se çfarë kosto do të ketë një grafi, një skopi, një eko, një skaner, një rezonancë? Askush nuk di gjë dhe askush nuk flet për këtë gjë. Një grafi, që sot bën 5 mije lekë, nesër mund të kushtojë mbi 20 mijë lekë dhe parimi është që firma pretendon se do uli çmimet, por duke e nxjerë shumfish fitimin tek konsulenca mjeksore e diagnostikimit dhe kjo kuptohet fare thjesht. Nga ana tjetër, firma “anonime” pretendon se do fusë një shërbim të ri, që është PETCIDI. Ky shërbim, që gjoja do e fusë për herë të parë në Shqipëri, bëhet sot në shumë spitale private nëpërmjet një pajisjeje, që kushton 800 mijë deri në 900 mijë euro, i cili bën një ekzaminim të specializuar, por, që në fund të fundit, shteti nuk e ka problem për deri sa ka blerë me kredi pajisje që kushtojnë miliona euro. Po përse e paska problem për një pajisje të tillë, që është më e lira nga ato çka ka blerë kohet e fundit. Nga ana tjetër kur qënka kaq e rëndësishme, përse nuk u ble me projektin e Bankës Botërore, por u blenë gjëra pa vlerë. Apo kjo duhet si një pretekst më shumë për të justifikuar dhënien me koncesion( PPP). Po mirë qytetarët që edhe gënjehen për momentin, se të tjerat do i shohin kur të shkojnë në spitale se çdo heqin, po mjekët, specialistët, si mundet t’i gënjesh ? Pse shqyrtimi i PPP nga ministria e Shëndetsisë dhe stafi i ngushtë i titullarëve të saj bëhet pikërisht në kohën që qytetarët nga veriu në jug, nga Tirana e Shkodra, nga Fieri, Berati e Dibra janë me pushime dhe duhet të gjendet posaçërisht një periudhë e tillë?! Apo që të kalojë në heshtje dhe të mos merret vesh nga mjekët e spitaleve, ata të imazherisë, mediat dhe qytetarët hallexhinjë?! Por Ali Asllani do t’i përgjej kështu kësaj pyetje: Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’! Firma “anonime” dhe mjeshtrit e radiologjisë shqiptare Firma pretendon se do riparojë pajisjet e RADIOLOGJISË kur kostua e riparimit aktual në të gjithë vendin kushtojnë jo më shumë 25 mijë euro. Pajisjet e radiologjisë dhe imazherisë janë në rregull dhe në kushte të shkëlqyera, falë edhe tenderave të bëra pikërisht nga këta shtetarë, pavarësisht se janë marrë me kredi dhe këtë kredi dihet që do e paguajnë shqiptarët, ndërsa shtetarët dhe koncesionarët anonimë të PPP do ndajnë mes tyre fitimet nga gjaku i popullit. Që të bësh një revolucion të tillë në Radiologji- Imazheri duhet të pretendosh se diagnozat janë të pasakta dhe kjo i ka kushtuar shtetit në trajtimin e pacientit. Le ta bëjnë publike këta zotrinjtë e ministrisë së Shëndestisë, bashkë me anonimët e tyre të PPP-së, se sa diagnoza të gabura ka nga specialistët tanë dhe sa është përqindja që është kostuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale ?! Nëse duhet të japim përgjigje imazherike nga profesorë të veçantë të QSUT, askush nuk i pengon dhe ata mund të përdorin telemidicinën, që ndodhet në QSUT dhe që është vënë në punë po me paratë e kësaj qeveri dhe donacioneve të huaja dhe gjithë mjekët e rretheve mund të konsultohen me profesorët e QSUT. Aparatet që nuk punojnë, sikurse është një aparat në një rrethe të madh të vendit lihet qëllimisht i tillë, edhe pse riparimi i aparatit në rastin konkret i Fierit kushton 25 mijë euro. Ky nuk rregullohet, sepse pas tij fshihen interesat e mjekve dhe klinikave private të lidhura me qarqet e ministrisë dhe deputetët e zonës, aq më tepër që Banka Botrore solli mbi 10 aparate të reja imazherike, të cilat vetë titullarët e ministrisë i inaguruan me bujë të madhe. Këtyre shtetarve Ali Asllani u ka rezervuar vargje të posaçme nga kryevepra e tij, pikërisht për zëvendësimin e humanizmit me zemrën e nxirë nga ankthi i të sotmes dhe makthi i së nesërmes: Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira, ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira! Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri: te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri! Me sa duket edhe këto pajisje do i bëhen peshqesh firmës “anonime” të pushtetarëve aktualë, që, me sa duket, do jënë aksionerët e vërtetë, sikurse ndodhi edhe me koncesionet e tjera të mjekësisë publike shqiptare. Pikërisht për këta anonimë, që kurrë nuk kanë munguar, kanë vendin e tyre në “Hakërrimën” e Aliut: Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut, fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut! Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri, mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri, dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura, kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura! Nëse imazheristët, specialistët, teknikët, largohen nga puna ,ata i pret Gjermania dhe vendet e tjera të europës , ashtu sikurse po punojnë në spitalet e huaja në Shqipëri si tek Amerikani, Hygea, Salus, Gjermani, Continentali ,Europiani e shumë klinika të tjera në kryeqytet. Atëherë cili është motive që jepet me PPP, duke shumfishuar ccmimet, të vidhet fondi dhe spitalet të mbeten në mëshirë të fatit pa para dhe pa ilacce sikurse janë edhe sot. Shikoni onkologjikun, spitalet e rretheve dhe të Tiranës që familjarët venë dhe I blejnë vetë ilaccet. Po kush do meret nesër me kimioterapinë dhe me “rrezet” në onkologjik ? Privati ? Harrojeni dhe këtë do e vuajnë pacientët dhe xhepat e familjarëve shqiptar. Specialistët tanë në spitalet shtetrore janë të shkëlqyer dhe kjo është arsyeja që spitalet e huaja nuk sjellin imazherist nga jashtë pasi specialistët tanë janë tepër të sakt në diagnostikimin e sëmundjeve. Kompanitë prestigjoze ndërkombëtare dhe koncesionari “anonim” Ata do shfrytëzojnë pajisjet aktuale dhe duke bërë mirmbajtjen e tyre, por faktet janë tronditëse pasi ,këto pajisje janë të kompanive të fuqishme dhe ata nuk lejojnë që të jenë të varur nga një kompani që merë koncesionin në Shqipëri, pasi ata kanë kompanitë e tyre dhe nuk mund të jenë të varur prej tyre dhe nuk pranojnë të bashkpunojnë apo të japin pajisje për riparim. Atherë firma do detyrohet të shkojë në “varrezat” e pajisjeve mjeksore si ato të makinave dhe do marin pjesë jashtë funksionit teknik ,për të thënë që u rregullua. Ndaj shqetësimi I shqiptarve është I madh pasi edhe premtimi i bërë për shëndetsi falas rezultoi një mashtrim. Poliklinikat janë në kaos, nga spitalet vetëm me pagesa xhepi mund të shpëtosh, check-up fiktiv, planifikim ekosh me muaj të tëra, ato të kardiologjisë po ashtu, laboratorët më keqë , ushqimi duhet të vijë I paketuar a thua se po fluturon me avion, parkim me para dhe tashmë kapaku I vihet me PPP e Radiologjisë dhe Imazherisë. Ndaj dhe perla e Ali Asllanit në hakërrimën e tij do të tu bënte apelë këtyre të pangopurve me vargjet nga më tronditëset pas atyre të mjerimit Migjenian : Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera… Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!