Sigal

Më shumë se 1,150 zjarrfikës janë ndeshur me flakët në zonën jugore të Portugalis, këtë të hënë, ku janë lënduar 25 persona.

Zjarri, i cili filloi të premten, u rrit gjatë fundjavës gjatë një valë të nxehtë që përfshinte pjesë të mëdha të Evropës.

Temperaturat  mbetet shumë e nxehtë në pjesën më të madhe të vendit, të cilat prej ditësh janë mbi 47 gradë celsius. Shërbimet e emergjencës shtuan edhe 350 zjarrfikës për të luftuar flakët brenda natës.

Autoritetet e mbrojtjes civile thanë se tymi  e ka bërë edhe më të vështirë që forcat ajërore të ndëryhjnë për evakumimin e nejrëzve.

Kujtojmë se zjarri më i madh në Potrugali,  vrau 114 njerëz vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë ka përforcuar shërbimet emergjente në qendër të vendit ku zakonisht shpërthen zjarret më të këqija.