Vijon megaoperacioni në Tiranë, për arrestimin e personave, që dyshohet se janë përgjegjës të pasojave të tmerrshme të tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe shkatërrimin e mijëra objekteve.
Wshtë arrestuar sot nga Policia e Tiranës biznesmeni i ndërtimit Fejzo Dyrmishi, duke e çuar në 28 numrin e të arrestuarve për tërmetin shkatërrimtar.
Ditën e djeshme u raportua se Prokuroria kishte lëshuar rreth 40 urdhër-ndalime për ish-drejtues vendorë dhe shefa urbanistike, por edhe ndërtues, ndërsa aksioni është shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë, zona ku dëmet nga tërmeti kanë qenë të konsiderueshme.