EMRAT/ Atentati ndaj Ines Hajrulla, arrestohen katër persona në Vlorë

138

Policia e Vlorës ka arrestuar katër persona, si të dyshuar për atentatin me armë zjarri të ndodhur në 10 maj të këtij viti, ku i plagosur gabimisht mbeti kalimtari Dajko Canodemaj, ndërsa shënjestra ishte Ines Hajrulla.

Në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi” u arrestuan shtetasi Daut Elmazi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se: Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftim.