Malltezi: Kush do t’i hetojë inceneratorët e Ahmetajt?

497
Sigal

Jamarbër Malltezi: Kush heton inceneratorët dhe prerjen masive të pyjeve meriton të jetë prokuror

Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD-së dhe drejtues i Departamentit të Mjedisit në këtë parti, ka reaguar në rrjet lidhur me hetimet që duhet të zhvillojë prokuroria ndaj inceneratorëve dhe prerjes masive të pyjeve. Postimi në rrjet i Malltezit vjen në një kohë kur KLP po zhvillon seancat dëgjimore me 3 kandidatët për Prokurorë të Përgjithshëm.

“Prokuror meriton veç ai që guxon të deklarojë që do të hetoje dhe çojë në burg për krimet:

  1. Inceneratorët – 180 milionë euro vjedhje.
  2. Prerjet masive në pyje, ndonëse me ligj është në fuqi moratoriumi që ndalon prerjet.

Nëse nuk bën këto pastaj je veç palaço me maskë”, shkruan Malltezi në rrjet. Prej javësh dhe muajsh, Malltezi denoncon abuzimet që po ndodhin me prerjen masive të pyjeve, veçanërisht në zonën e Librazhdit, aty ku deputet është edhe Taulant Balla.