Elbasan- Radhë për kolaudimin e makinave

753
Sigal

Fundi i vitit ka sjellë
radhë në pikën e kolaudimit të automjeteve në Elbasan, qarku që mbulon me
shërbin 7 Bashki. Për shkak edhe të tre ditëve radhazi pushim nga festat, por
edhe si pasojë e mospagesës së taksave, drejtuesit e mjeteve e kanë lënë për në
fund vit, kontrollin teknik të makinave.

Radhë te gjata në
pritje të kolaudimit në piken e kontrollit teknik te automjeteve, e vetmja ne
qarkun e Elbasanit e cila mbulon me sherbim 7 Bashki.

Jashte kamere,
përfaqësues të kompanisë që ka marrë shërbimin me koncesion, shprehen se radhet
janë krijuar jane krijuar per shkak të tre ditëve pushim radhazi, te fundjaves
dhe të hënës nga festa e Krishtlindjes, si edhe nga moslikujdimi i taksave te
automjeteve.

Megjithatë, pavarësisht
dyndjes dhe radhëve të krijuara, në një ditë i nënshtrohen kontrollit teknik
rreth 500 deri ne 600 automjete.

Ne piken e kolaudimit
ne Elbasan punohet me orare te zgjatura,  pasi ka edhe qytetare qe vine jo
vetem nga Bashkite Librazhd, Peqin, Gramsh, por edhe emigrantë te cilet ky
fundvit i gjen per festa në atdhe.