Elbasan, policia prangos 25 vjeçarin, iu gjetën 60 doza drogë

681
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25 vjeçar si dhe ka sekuestruar 60 doza lëndë narkotike, të dyshuar si kanabis sativa.
Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur në trup Refael Kapjes dy doza me kanabis, ndërsa në kontrollin e ushtruar në shtëpinë e tij janë gjetur 58 qese të tjera me drogë.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo të shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacineve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
* Refael Kapja, 25 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i janë gjetur dy paketime qeskash ambalazhi plastik me ngjyrë të zezë, të mbyllura me djegie të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar me lëndën narkotike “Cannabis Sativa”.
Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 58 doza me lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Sigal