E sëmurë dhe e izoluar nga dëbora, Forcat e Armatosura shpëtojnë nënën e 2 fëmijëve

142
Forcat e Armatosura kanë shpëtuar një nënë të sëmurë, e cila e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeminsitri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ku tha se anëtarët e Forcave të Armatosura, të cilët i quajti “heronjtë e ditës”, kishin shpëtuar nënën e dy fëmijëve pas 3 orësh ecje në këmbë.
“Nëna 38-vjeçare, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit u nisën drejt fshatit Tejdrinë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha Kryeministri Edi Rama.