E ndalon patrulla, por shqiptari i "pret" me grushte në fytyrë policët

Një patrullë policie në sheshin Don Aragno në Legino të Italisë ka ndaluar një shtetas shqiptar për një kontroll rutinë të dokuemntave të makinës, por 31 vjeçari i ka pritur me grushte oficerët e policisë.

Shqiptari me inicialet S.J, 31 vjeçar nuk i ka dorëzuar dokumentat, por në të kundërt ka goditur me grusht njërin nga efektivët e policisë dhe ka nisur tja mbathë.

Fatkeqësisht për të policia e ka kapur disa metra më tutje dhe e ka çuar prapa hekurave. 

Me nisjen e hetimeve në komisariat ka rezultuar se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga ana e Gjykatës së Savonas, pasi ai duhej të kishte kryer një vit burg që në vitin 2015.