E-mail Soros-Clinton pas 21 Janarit: Ndërhyni, rrezikon të përsëritet ’97

583
Publikimi i emaileve të Hillary Clinton, ish-Sekretares amerikane të Shtetit dhe aktualisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxjerr në dritë një komunikim të manjantit George Soros, një prej donatorëve të fushatës së saj, që mban datën 23 janar 2011.
Pikërisht dy ditë pas demonstratës së opozitës së atëhershme të 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Nëpërmjet këshilltarëve të saj Clinton merr emailin e George Soros ku ky i fundit shpreh shqetësimin mbi situatën “tepër të tensionuar në Shqipëri”
Soros propozon të ndërhyjnë urgjentisht ndërkombëtarët tek kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës i asaj kohe Edi Rama të ndalojnë demonstratat e mëtejshme dhe të tërhiqen nga deklaratat nxitëse.
Gjithashtu propozon caktimin e një ndërmjetësi europian.
“ Situata politike është përkeqësuar dhe po afrohet në situatën e ngjashme me atë të 1997,ku çështje të ngjashme çuan vendin në anarki dhe dhunë. Ka shenja se sapo vjen e pakësohet kontrolli i Ramës mbi njerëzit e tij çka mund të çojë në dhunë të mëtejshme. SHBA e BE duhet të punojnë në harmoni të plotë mbi këtë” shkruan Soros.
Emaili i transkriptuar
Ka shqetësime serioze rreth trazirave të mëtejshme lidhur me demonstratat e organizuara nga partia në qeveri të mërkurën, dy ditë pas protestës së opozitës e cila përfundoi me viktima.
Perspektiva e mijëra njerëze po hyn në një rrugë tashmw të përflakur politikisht dhe një procesi demokracie të brishtë.
Besoj dy veprime duhen ndwrmarrw urgjentisht:
1- Të ndërhyjnë ndërkombëtarët tek kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës ( i asaj kohe) Edi Rama të ndalojnë demonstratat e mëtejshme dhe të tërhiqen nga deklaratat nxitëse
2- Caktoni një zyrtar të lartë europian si ndërmjetës
Unë jam i shqetësuar rreth retorikës që përdoret nga të dy palët. Në mënyrë të veçantë jam i shqetësuar nga veprimet e kryeministrit. Ka filmime ku anëtarë të gardës qëllojnë mbi demonstruesit nga tarraca e kryeministrisë.
Prokurorja (e zgjedhur nga Partia Demokratike) ka lëshuar urdhërarreste për këtë çështje.
Fillimisht kryeministri akuzoi opozitën për vrasjen e këtyre aktivistëve si provokim.
Por pasi pamjet filmike u bënë publike deputetë nga partia e tij akuzuan prokuroren se planifikoi grusht shteti në bashkëpunim me opozitën, një akuzë që Berisha e përsëriti sërish sot. Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.
Situata politike është përkeqësuar dhe po afrohet në situatën e ngjashme me atë të 1997,ku çështje të ngjashme çuan vendin në anarki dhe dhunë.
Ka shenja se sapo vjen e pakësohet kontrolli i Ramës mbi njerëzit e tij çka mund të çojë në dhunë të mëtejshme.
SHBA e BE duhet të punojnë në harmoni të plotë mbi këtë. Duke pasur parasysh aspiratat europiane të Shqipërisë BE-ja duhet të marrë rolin udhëheqës.
Kjo është arsyeja pse unë sugjeroj të caktohet si negociator Carl Bild, Marti Ahtisari ose Miroslav Lajçak të cilët kanë lidhje të forta në Ballkan. Fondacioni im po monitoron situatën nga afër dhe mund të sigurojë një analizë të pavarur për krizën.
Sigal