Durrës – Shpërthen në flakë një automjet, ja targa

487
Sigal

Një automjet me targa AA 303 NH, është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit të Durrësit, vetëm pak çaste pasi ka qenë në pritje pranë një semafori.

Burime nga policia pohojnë për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe drejtuesi i mjetit “Citroen”, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Një makinë zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Paraprakisht nga dëshmia e dhënë prej drejtuesit të mjetit bëhet me dije se zjarri ka ardhur nga pjesa e motorit. Dyshimet paraprake janë se zjarri në makinë ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në motor. Por ende nuk ka një konfirmim zyrtar se ngjarja të ketë qenë aksidentale.(foto ilustruese)