Pas protestës së një dite më parë në Xhafzotaj të Durrësit, policia ka nisur një procedim penal ndaj 3 prej protestuesve.

Tre protestuesit e proceduar akuzohen për “Pengim të qarkullimit të automjeteve” si dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Më datë 16.12.2018, u referuan materialet në Prokuronin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit K.G., B.E., dhe B.L., vjeç, 54, 42 e 35, banues në Xhafzotaj. Nenet 262 e 293 të Kodit Penal”.