Durrës, nis zezoni veror, trafiku i rënduar dhe higjiena, problem serioz për pushuesit

651
Sigal

Policia, Higjiena dhe Dogana masa për të mbajtur normalitetin, emigrantët kaos në rrugë

Prej disa ditësh, sezoni veror 2014 ka nisur dhe kjo duket në rrugët, kryqëzimet, tek rruga e plazhit, ajo tek sheshi trageteve dhe në hyrjet e autostradës në Durrës-Tiranë dhe akset rrugore, të cilat po përjetojnë një trafik të jashtëzakonshëm mjetesh. Gjithashtu, ka nisur edhe mbërritja e emigrantëve për të kaluar periudhën e pushimeve verore. Kjo ka bërë që e vetmja rrugë hyrëse që ka Durrësi, dhe rrugët kryesore të brendshme të paralizohen prej trafikut gjatë gjithë ditës. Situata e krijuar ka detyruar Policinë Rrugore, për të punuar me orare të zgjatura dhe dublime, për lehtësimit e trafikut. Trafiku i rënduar ndihet në hyrje daljet e Portit Detar, tek Dogana, dhe në Durrës, në mëngjes, paradite, pasdite deri në mbrëmje vonë. Efektivat e Policisë Rrugore, shprehen se, trafiku rrugor në Durrësi po ndien shumë vështirësi gjatë orëve të drekës dhe pasdites, paradite radhët e gjatë janë kryesisht në rrugën hyrëse për në qytet dhe në dy rrugët për në plazh. Paradite një numër i madh automjetesh përpunohen nga tragetet e linjave dhe që andej futen në qytet duke rënduar edhe më tej trafikun. E njëjtë është situata edhe në rastet e shtimit të fluksit të automjeteve të pushuesve apo shtetasve që kalojnë tranzit nëpërmjet Durrësit. Efektiva të policisë janë vendosur në kryqëzimet e pa semaforë, në pikat hyrëse e dalëse në qytet, plazh, autostradë, port e pika të tjera nyje. Në planëzimin e shërbimeve janë mbajtur parasysh edhe pikat kyçe të trafikut, ky çdo njëra prej tyre pavarësisht ka apo jo semafor, mbikëqyret nga efektivat e policisë rrugore. Durrësi për shkak të numrit të madh të pushuesve që parashikohen në zonat turistike ka përfituar shtesë me efektiva policie të kualifikuar, inspektor të Policisë Rrugore në mbështetje të bluve. Burimet portuale deklaruan për “Telegraf” se: “ këtë fundjavë janë përpunuar në port 13.889 shtetas të ardhur me tragete në hyrje dhe në dalje, duke e bërë të domosdoshme nevojën e rritjes së pranisë së uniformave blu, janë përpunuar edhe 7896 autovetura në sportelet e terminalit të trageteve”. Nga kjo fundjavë, në plazh, tek Shkëmbi Kavajës e Golem ka prani të Policisë së Shtetit. Këta të fundit, kontrollojnë dokumentacionin kryesisht të automjeteve me targa të huaja, duke lehtësuar së tepërmi punën e bluve Trafikut Rrugor. Sezoni veror 2014, parashikohet si më pak problematiku nga aksidentet, por gjithsesi ato nuk kanë munguar. Uniformat blu të Qarkullimit Rrugor, po punojnë 12 deri 14 orë në ditë për shkak të ngarkesës së madhe nëpër rrugët e qytetit. Kjo ka bërë që numri i aksidenteve të reduktohet por dhe shkeljet e panumërta të kodit rrugor nga ana e drejtueseve të automjeteve. Uniformat blu të Qarkullimit Rrugor në Durrës shprehen se , emigrantët që vijnë me makina në vendin e tyre për të kaluar pushimet e verës janë më problematikët, pasi nuk duan ta dinë për rregullat e qarkullimit rrugor.

Emigrantët si çdo vit, problematikë

Durrësi, pika kryesore hyrëse e emigrantëve ka çdo vit dyndjet më të mëdha nga makinat e ardhura nga tragetet e linjave me Italinë. Porti është nyja, e cila lidh jugun me veriun e vendit, duke përballuar një fluks të madh automjetesh me targa të huaja. Makinat në pjesën më të madhe i përkisnin emigrantëve që zbarkonin në portin e Durrësit, si dhe atyre që vinin nga kufiri me Greqinë. Edhe pse akset rrugore mbulohen me shërbime policore të lëvizshme dhe me postblloqe fikse, konstatohen shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve. Sipas policisë, problematikët vazhdojnë të mbeten emigrantët tanë në Greqi, të cilët gjatë rrugës për të shkuar nëpër qytetet e tyre në zonën veriore të vendit konsuamuan me shumicë shkelje të kodit rrugor. Shkeljet nisnin me mosrespektimin e vendosjes së rripit të sigurimit,me lëvizjen me shpejtësi mbi normën e vendosur, me përdorimin e pijeve alkoolike në timon, me parakalimet e gabuara, me parkimet vend e pa vend.

Higjiena, kontrollohen restorantet dhe byrektoret

Nisur nga eksperienca e vitit të kaluar, nga rritja e ndejshme e numrit të pushuesve, me helmime, ka detyruar Drejtorinë e Higjienës dhe Epidemiologjisë, të nisë prej të shtunës një aksion në shkallë të gjerë, për fast-foodet restorantet e byrektoret për të verifikuar kushtet higjienike dhe sanitare të tregtimit dhe shërbimit, por edhe për të parë dokumentacionin e produkteve, të cilat ata tregtojnë. Aksioni po drejtohet nga specialistët e Higjienës në bar-restorantet, dhe marketet në plazh dhe të gjitha subjektet që tregtojnë produkte në Durrës. Drejtoria Higjienës, ka kontrolluar, verifikuar dhe analizuar dokumentacionin dhe produktet, afatet e përdorimit, kushtet e ruajtjes së tyre, etiketa ishin objektet e kontrolleve në të gjithë zonën bregdetare. Specialistja e Higjienës, Hëna Hasani tha për “Telegraf” se: “ kontrollet e kushteve higjienike po përqendrohen atje ku tregtohen ushqime, duke parë trajtimin e tyre dhe në origjinën e këtyre produkteve, që duhen shoqëruar me fletë analiza, janë gjobitur disa subjekte që i janë nënshtruar kontrollit, ku janë gjetur produkte ushqimore pa etiketë të skaduara, por problem mbeten ambulantët që tregtojnë në plazh”. Tregtimi produkteve ushqimore të pa kontrolluara sidomos në plazh , është një rrezik potencial, sidomos në stinën e verës me rritjen e temperaturave. Në plazh ka me qindra ambulantë të ardhur edhe nga rrethet, që shesin nga petullat, byrekët, frutat e ëmbëlsirat, me kosha dhe enë plastike e metalike, jashtë çdo kushti higjenik. Kjo ka sjellë raste të shpeshta të helmimeve nga ushqimet, ndaj dhe situata e krijuar ka detyruar DHE-në të kontrollojë e penalizojë subjektet tregtare