LISTA E RE/ Ulen çmimet e barnave të rimbursueshme, ja kush janë përfituesit

665
“Lista e re e barnave të rimbursueshme e cila ka nisur të aplikohet zgjeron gamën e medikamenteve të rimbursuara si dhe diagnozave që mbulon, duke bërë të mundur që 475 mijë qytetarë të përfitojnë barnat me rimbursim”.
Në një konferencë për shtyp, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, z. Eduard Ahmeti deklaroi se lista e re përmban 1175 alternativa tregtare, 568 barna alternative të para dhe 244 principe active.
“Në listën e vitit 2018 janë përfshirë 36 barna te reja për diagnoza si insuficence kardiake, kancer, hepatit C, demence/alzheimer, diabet, etj. Keto barna, permiresojne dhe zgjerojne trajtimin e pacienteve ne sherbimet onkologjike, gastrohepatologjike, endokrinologjike, kardiologjike, psikiatrike, neurologjike etj. Padyshim risi eshte perfshirja ne kete liste e herceptines, njera forme e saj, e cila se bashku me formen tjeter qe sigurohet ne QSUT arrin mbulimin 100% te nevojave te grave dhe vajzave per trajtimin e kancerit te gjirit”, tha Ahmeti.
Drejtori i Fondit deklaroi gjithashtu se është ulur cmimi i barnave krahasuar me listën e mëparshme:
“Perveç shtimit te numrit te barnave te LBR 2018, vlen te theksohet se cmimet e miratuara jane jane ulur me rreth 11% krahasuar me cmimet e listes se meparshme, duke sjellë keshtu mundesinë per zgjerimin e listes se rimbursueshme dhe ne perfshirjen e diagnozave te reja qe me pare nuk ishin mbuluar”, tha drejtori I FSDKSH.
Nderkohe krahas uljes se cmimit te barnave eshte rritur vlera e financimit per rimbursimin e barnave. FSDKSH financon rreth 10.4 Miliard leke per rimburismin e barnave dhe përfitues janë rreth 475,000 qytetarë. Vetem nga barnat e reja do te perfitojne rreth 10 mije qytetarë.
Sa i takon procesit të kontraktimit me subjektet farmaceutike, drejtori I Fondit u përgjigj se “nuk ka asgjë të pazakontë në këtë process dhe kontratat po lidhen normalisht. Procesi pritet të përfundojë Brenda dy javësh”.
Sigal