Durrës/ Ishte dënuar me 15 vite burg në Itali, kapet 51-vjeçari

570
Sigal

Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë një 51-vjeçar pasi rezultonte i dënuar me 15 vite burg nga gjykata italiane për akuzën “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Nga policia është arrestuar K.P 51-vjeç i cili do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
• K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës.

Shtetasi K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, pasi është dënuar me 15 vjet burgim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.