Nesër do të lexoni/ Letër, drejtuar Kryeministrit Rama – Naftëtarët janë lënë jashtë përfitimit të Statusit të Naftëtarëve

484
Letër, drejtuar Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Myfit Memaj 

Zoti Rama: Unë që po ju drejtohem me këtë letër jam një pensionist ish-naftëtar që prej 1 shtatorit 1958 me profesion elektricist. Deri në vitin 1998 unë kam punuar rreth 32 vjet në ndërmarrjen e Elektrik-Telefonave me shërbim tre turne në zonën e Marinzës, në Kuqar, Patos, Visokë, Drenovë dhe Ballsh. U gëzova shumë që Z. Omer Mamo mori iniciativën për t’i bërë naftëtarët me Statusin e Naftëtarëve dhe që mazhoranca Socialiste e Legjislaturës së parë e aprovoi ligjin në Parlament dhe ka që nga Marsi i 2017 që kemi filluar të aplikojmë për të përfituar këtë Status. Unë dhe shumë si unë për të mos thënë gati gjysma e ish- naftëtarëve me ligjin që aprovuat ju jemi të përjashtuar. -Ju aprovuat një ligj me emrin e Statusit të Naftëtarëve që është i njëjtë e po njësoj me ligjin e dekriminalizimit. Veçse ai ndëshkon të këqijtë ndërsa ky ndëshkon shumë Naftëtar dhe shumë Naftëtare. Dhe sipas meje e shumë si unë me ligjin e aprovuar jemi të përjashtuar që nga punëtorët e Rrugë Bazamentit, Ndërtimit, Elektrik –Telefonave, Parkut të Transportit e tjera. Dhe se kuptojmë pse në vitin 2017 gati mbi 70 vjet ju (ata që përgatitën ligjin )morët për bazë ligjin e vitit 1958. -Zoti Kryeministër unë desha t’ju them se sistemi i naftës në tërë dinamikën…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal